Kronike
Zjarret e qëllimshme në Durrës dhe Lushnjë/ Shoqërohen në polici katër persona të dyshuar
Katër persona janë shoqëruar, pasi dyshohen se janë autorë të tre rasteve të zjarrvënies, të ndodhura në Lushnje e në Durrës, përkatësisht, në lagjen “Hajdaraj” në Lushnje dhe në Manzë të Durrësit. Ndërkohë Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.
Njoftim: Falë bashkëpunimit me qytetarët, reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta, strukturat e Policisë së Shtetit në Lushnjë dhe në Manzë të Durrësit kanë identifikuar, lokalizuar dhe shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme, 4 shtetas, autorë të dyshuar të tre rasteve të zjarrvënies, mesditën dhe pasditen e sotme (një rast në Golem të Lushnjës, një në lagjen “Hajdaraj” në Lushnjë dhe një në Manzë të Durrësit). Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.