Connect with us

Aktualitet

57-vjeçari u kap në ‘shtëpi bari’: Kisha borxhe…

Një shqiptar është arrestuar në Angli, pasi u kap në një shtëpi bari. Walesonline shkruan se shtëpia e barit me më shumë se 350 bimë u zbulua në një shtëpi në Cardiff me një vlerë deri në 140,000 paund. Gjithsej 11 dhoma në shtëpi ishin të dedikuara për funksionimin e rritjes së kanabisit.

Në pranga u vu 57-vjeçari Arjan Bilani, i cili u kap duke punuar si kopshtar shtëpinë e barit. Kur u mor në pyetje nga policia, Bilani tha se kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht nga Shqipëria një vit përpara arrestimit të tij dhe kishte grumbulluar një borxh prej 25,000 paund për ata që e sollën në vend.

Ai pretendoi se ishte kërcënuar të punonte në fermën e kanabisit ose vajza e tij në Shqipëri do të dëmtohej. Bilani më vonë u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit. Gjykata tha se ai nuk kishte precedent të mëparshëm kriminal. Avokati i shqiptarit tha se klienti i tij donte të kthehej në shtëpi. Në përfundim Bilani u dënua me 8 muaj burg.

Advertisement