Kosova
Serbët e shqiptarët, pengjet e shahut të Beogradit
“Është e pafalshme që në Ohër më 18 mars – pasi Serbia u lejua të arratisej pa nënshkruar marrëveshjen me kryeministrin Albin Kurti dhe pa përcaktuar detajet kryesore dhe hapat për zbatimin e marrëveshjes, BE-ja dhe SHBA-ja nuk morën të paktën as pëlqimin e Kosovës dhe sot as nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap kritik dhe të arritshëm” – Kështu u shpreh për të përditshmen serbe ‘Danas” Edward P. Joseph, ekspert amerikan i politikës së jashtme.
Sipas tij, përsa i përket progresit të mundshëm të dialogut, Joseph tha se Serbia ka një levë më shumë në negociata për shkak të vendeve që nuk e njohin Kosovën. Kjo i largon Serbisë nxitjen për të mbyllur çështjen e Kosovës, nëse Beogradi nuk merr “kompensim” . Dhe përderisa çështja e Kosovës është e hapur, Beogradi nuk ka asnjë motiv që përfundimisht të vendosë për orientimin e tij strategjik – Perëndim apo diçka tjetër. Kjo do të thotë se jo vetëm serbët e Kosovës janë pengje të këtij konflikti, por të gjithë qytetarët e Serbisë.