Connect with us

Aktualitet

‘Këta k***at e Braçes duan’/ Hasmëria mes Bajrave dhe Licëve

Nga bisedat e zbërthyera nga autoritetet franceze në aplikacionin “Sky”, zbulohet se ka patur dhe një tentativë mes dy fiseve Bajrave dhe Licëve, të cilët kanë qenë prej vitesh në hasmëri me njëri-tjetrin në Shkodër, duke shkaktuar dhjetra të vrarë për hakmarrje.

Kjo gjë zbulohet nga një bisedë mes Behar Bajrit dhe Pëllumb Gjokës, ku në këtë mes qëndron interesi i Astmer Bilalit, i cili në luftën me Licët ka humbur babain dhe xhaxhain në Shkodër. Gjithsesi, Behar Bajri shprehet i prerë se nuk do të pjatohej kurrë me “Licët”.

Mes bisedave të përgjuara, Behari i shprehet Pëllumb Gjokës që: “Edhe ne nuk e duam në burg, Ibrahim Licin, por do të flasim se kam ustaj (ustallarë) që e kapi vetë”.

Mes të tjerave Behari i thotë Pëllumbit: “…më kanë çu fjalë ato sonte, ato k*rvat e “Braçes”, “Lict””.

Pëllumbi e pyet se: “Çfarë të thanë?”

Behari i shkruan që: “Kan qef me u pajtu dhe me dëmtu Astmerin. Por janë duke hangër k… ato përpara. Se i thash, thuj të dalin e të vritna. Por është me cic-mic, do të flasim nga afër kur të takohena”.

Pëllumbi i shkruan që: “Kujdes mos duan me të vënë në gjumë”.

Behari i shkruan: “Unë jam duke i vënë në gjumë, se nuk kam pajtim me to”.

Më datë 13 korrik 2020, në orën 17:50, Pëllumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e OZO41K i identifikuar si shtetasi Prekë Kodra.

Preka i shprehet që: “Kam nevojë të bëj një radiografi me atë doktorrin tënd që takuam atë ditë, se kam dalë keq me mushkëritë dhe mezi marrë frymë”.

Pëllumbi i shkruan që: “Kur të duash shkojmë bashkë që të bëjmë një skaner, sepse edhe unë s’kam qenë mirë. Hajde nesër nga ora 11-12 shkojmë bashkë bëjmë skanerin e mushkërive”.

Pëllumbi i shkruan: “Po në Tiranë, po shkojmë me bo nga një skaner më vonë”.

(biseda vazhdon në lidhje me disa armë blindshpuese që ka parë Preka)

Pëllumbi i shkruan: “Vëlla a t’ja jap kontaktin tënd?”

Behari i shkruan: “Po jepja”.

Pëllumbi i shkruan: “Pranoje “Jezerca””.

Në orën 10:54 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e OZO41K i identifikuar si Prekë Kodra.

Preka i shkruan që: “Shyqyr që ke dal shëndosh”.

Behari i shkruan: “Falëminderit dhe kur të kesh kohë po rrim ndonjë ditë”.

Preka i shkruan: “Po do të rrim, por nuk dua njerëz të tjerë, vetëm unë edhe ti”.

Më datë 16 korrik 2020 ora 12:48 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka.

Pëllumbi i shkruan: “O vëlla, Lul Kulla ka shok Gëzim Celën në Patok, ta dish. Dhe ma e dit para ai që po shkon ti aty e din edhe Bardhoku. Llogaritë bëni vetë”.

Behari i shkruan që: “I kam marrë masat, ku ma e marr me u has me atë këtu. Minukun e kam mbrapa, sepse dhe atij kam për tja q… ropt e tij. Të parin dua Dorin, Blertin, Bardhokun. Lict të hajn k… përveç atij që është duke nejt në Tiranë”.

Pëllumbi e pyet se: “Ku po qëndron, Tiranë?”

Behari i thotë: “Ibrahimi, ndaj duhet bërë çmos se ku me ja gjet shtëpinë”.

Advertisement