Connect with us

Aktualitet

Emri i Rebani Jaupit/ Oltion Bistri ‘i raportonte’ Pëllumb Gjokës

Në dosjen e aksionit Metamorfoza në bisedat me të arrestuarve shfaqet edhe emri i Rebani Jaupit, në atë kohë Rebani Jaupi ishte Drejtor i Policisë së Tiranës. Pikërisht në zonën e tij, biznesmeni Pëllumb Gjoka kishte një kazino, që nuk lejohej nga ligji dhe për të cilën, sipas përgjimeve në dosjen e SPAK ishte ankuar vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi.

 Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i shkruan, O vlla keq puna me keto. Me thirrën lart, se mbajmë dot pikën aty. A tju q**sh ropt këtyre. Se di. Më duket se është interesuar Leshi vetë por mos fol me asnjë. Lidhje shoqërore e jotja etj. Sigurohu që stë ndjek njeri dhe eja lart tek fshati sos pll brigadave te hoteli i Gaz Brahja.

Në komunikimet që Oltion Bistri ka në dosje thotë se flet vazhdimisht për çështjen e kazinosë me ‘Rebaniun’, madje edhe për një “Ardi”, tjetër polic që përmendet në komunikimet mes tij dhe Pëllumb Gjokës.

Sipas asaj që ish shefi i Komisariatit nr.2 Oltion Bistri i thotë pronarit të kazinosë, Pëllumb Gjokës:“ka frikë rebaniu se i paskan thënë për këtë rastin dhe është tremb”, apo “ik fli tani apo ke puntorë brenda? Kush është klienti më i fortë? I ke marrë ndonjë tajvanit? Ty të duhen me lek, jo ata që s’i lënë andej. Ata që si lënë janë të mbaruar. Prit një herë të mbarojë aksioni. Unë e bëra për ty këtë se smë ngrenë ato 1500 euro që marr. Se veç për ty e lashë. është muhabet vk. Edhe për anë morale më tepër. Se vetëm stres. Vetëm këto sa bëjnë ti lutem rebos aman. Ai lekët do marri dhe kot i merr. Se di pse ka frikë” i shkruan Bistri Pëllumb Gjokës.

Në datën 20 shkurt të vitit 2020, në një bisedë të përgjuar Bistri i shkruan Pëllumb Gjokës:

“tani do fillojë për pak, ik futu gjëkundi se s’i dihet, mos rri në qarkullim dhe fike telefonin. po kot mos si dihet. se di. akoma sna i kanë sjellë emrat dhe vendet. Dr tha do e heq pikën nga lista. jo e din rebua vete ska nevojë”

Në atë kohë Rebani Jaupi ishte Drejtor i Policisë së Tiranës dhe informacionet që vinin për Pëllumb Gjokën kanë të bëjnë me një operacion të quajtur “Fati i lojrave”. Duket se Bistri sugjeron se Drejtori i policisë do ta heqë pikën e Pëllumb Gjokës nga lista e kontrolleve për lojerat e paligjshme të fatit.

Në dosje gjithashtu përmendet sesi Bistri u thoshte efektivëve të mbyllnin një sy, atëherë kur duhej.

Më datë 20.01.2020 ora 20.32 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i shkruan, Ka qenë qetësi kaq kohë. Sot nga 7, pati nja dy tel, ka kazino, rulet etj. Por ska problem se i thash cunave e bërën sikur erdhën dhe nuk konstatuan gjë.

Në përditësim…

Advertisement