Connect with us

Aktualitet

Vrau shqiptarin pasi e pa me ish të dashurën, jepet dënimi për gjermanin

Është dënuar e burgim të përjetshëm 30-vjeçari gjerman që qëlloi për vdekje me armë një shqiptar nga Kosova, të dashurin e ish-partneres së tij. Ngjarja ndodhi në Freiburg-Betzenhausen.

Dhoma e jurisë së Gjykatës së Landit të Freiburgut ka ardhur në përfundim se bëhej fjalë për një goditje të shënjestruar në gjoksin e viktimës. Viktima, 31 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

Pasi u dha vendimi, të afërmit e viktimës dhe të dashurës së tij, shpërthyen në duartrokitje.

Gjykata ka pranuar vendimin e prokurorisë, e cila më parë kishte kërkuar dënim të përjetshëm për vrasje me karakteristika rënduese.

 

 

I dënuari ka qëndruar në heshtje teksa jepej vendimi, ndërsa pasi kryetari i trupit gjykues po lexonte arsyetimin, i pandehuri 30-vjeçar është shtrirë dhe përlotur.

Advertisement