Connect with us

Kronike

Ra në kanal teksa peshkonte, 20 vjeçari dyshohet se është mbytur

Një djalë rreth 20 vjeç dyshohet se është mbytur në kanalin e Pojanit në Fier këtë të premte.

I riu ka qenë duke peshkuar  rreth orës 12:40 me shokët kur ka rënë brenda kanalit dhe nuk ka mundur dot të dalë.

Policia thotë se i riu H.S. , banues në Roskovec ka rënë aksidentalisht në kanal.

Trupi ende nuk është gjetur ende.

Ndërkohë policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanat si dhe për gjetjen e turpit të të riut fatkeq.

Advertisement