Connect with us

Bota

Kjo valë e dytë nuk do jetë një stuhi, por një cunam për spitalet”, mjekët dhe shkencëtarët lëshojnë alarmin, thirrje qeverisë Conti: Ja çfarë pritet

Mjekët italianëi kanë kërkuar qeverisë të vendosë masa më agresive për të frenuar përhapjen e virusit, nga frika e një “cunami” në spitalet e vendit, raporton The Guardian.

Masa të tjera të mundshme, përfshijnë një shtetrrethii në të gjithë Italinë nga ora 21:00 e mbrëmjes, ndalimin e udhëtimeve mes rajoneve me rrezik, mbylljen e qendrave tregtare gjatë fundjavave dhe mbylljen e muzeve.

Për javë të tëra, mjekët dhe shkencëtarët, përfshirë ata që këshillojnë ministrinë e shëndetësisë, i kanë kërkuar qeverisë të miratojë masa më të ashpra ndërsa infeksionet po rriten me shpejtësi dhe situata në spitale po bëhet kritike.

“Shqetësimi ynë është se kjo valë e dytë nuk do të jetë një ‘stuhi’, por një cunami që mund të mbingarkojë sistemin shëndetësor kombëtar,” shkroi Filippo Anelli, presidenti i shoqates italiane të mjekëve, të martën në Facebook.

“Kjo është arsyeja pse ne po kërkojmë nga qeveria masa më agresive”, tha ai.

Anelli theksoi se shtretërit në spitale po mbusheshin me pacientë të infektuar me Covid-19, duke zvogëluar aftësinë e sistemit shendetesor për të garantuar kujdes për pacientët me semundje te tjera.

“Nëse vazhdojmë të ecim kështu, situata mund të dalë jashtë kontrollit,” shtoi ai.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *