Connect with us

Politike

Vdekja e punonjësit/ Berisha: Ja si u fsheh ngjarja nga policia

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka publikuar këtë të shtunë, mesazhin e një qytetari, i cili akuzon Policinë e Shtetit për fshehjen e ngjarjes ku humbi jetën një punonjës i policisë në Shëngjin.

Në mesazhin e publikuar, qytetari shkruan se shefi i sigurisë në Portin e Shëngjinit, Agustin Gjini, një person me precedentë penalë ka mbajtur të fshehur ngjarjen dhe nuk pranon të vërë në dispozicion kamerat për të verifikuar shkaqet që sollën humbjen e jetës të efektivit.

Po sipas tij, Agustin Gjini është një person i arrestuar dy herë dhe i shpallur në kërkim, i akuzuar për ngacmim seksual të një punonjese të sallës operative, por ai vazhdon të jetë drejtues pranë forcave të sigurisë së portit Shëngjin.

Postimi: 

“Ja si fshehin vdekjen e punonjësit policia dhe prokuroria në Shëngjin.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. #sb

Doktor, une qe po te shkruaj jam nje anetar i fisit V.Gj qe ka humbur jeten para 9 muajve ne portin e Shengjinit ne sektorin e forcave te sigurise dhe nuk eshte bere mediatike dhe nuk jan hapur kamerat e sigurise per te pare si ka ndodhur kjo ngjarje sepse shefi i sigurise te kti porti eshte Agustin Gjini i cili eshte nje person i arrestuar dy here dhe i shpallur ne kerkim, i akuzuar per ngacmim seksual te nje punonjese te salles operative por ai vazhdon te jete drejtues prane forcave te sigurise se portit Shengjin. Ju lutemi doktor qe kte rast ta beni publik sepse ne skemi patur guximin ta bejme publike per shkak te pushtetit qe ka nga mbrojtja e gjykatses qe i mbyllin ceshtjet.

Advertisement