Connect with us

Pinknews

Shqiptarja ‘rrëmben’ zemrën e Rita Orës në ‘The Voice Australia’, këngëtarja e përshëndet në shqip

Njëra në majat e skenave botërore, ndërsa tjetra në hapat e parë të një karriere të ndritur. Dy vajzat shqiptare, Sihana Haxhnikaj dhe këngëtarja e njohur Rita Ora ‘vodhën’ audiencën e “The Voice Australia”, teksa përshëndetën njëra-tjetrën në shqip. Sihana Haxhnikaj është shqiptarja nga Kosova që performoi së fundmi në audicionin e ‘The voice Australia’. 16-vjeçarja solli në skenën e kompeticionit të njohur të këngës, hitin e yllit të pop-it Miley Cyrus ‘Nothing Breaks Like A Heart’, me të cilën arriti të merrte jo vetëm pëlqimin e publikut por edhe të këngëtarës nga Kosova Rita Ora e cila në rolin e jurisë zgjodhi të shtypte pulsantin për të bërë pjesë të grupit të saj Haxhnikaj. Reagimi i Orës kur kuptoi se 16-vjeçarja është më origjinë nga Kosova, ishte epik. Ora e përshëndeti në shqip mes anëtarëve të jurisë dhe publikut. Rita Ora, e cila nuk ka lënë asnjëherë pa përmendur Shqipërinë e Kosovën sa herë që i është dhënë rasti, e përshëndeti në shqip 16-vjeçaren, mes anëtarëve të jurisë dhe publikut.

‘Zemër si je?’, e përshëndeti ajo në shqip, teksa e përgëzoi për performancën dhe vokalin e jashtëzakonshëm.

Advertisement