Kosova
Haradinaj reagon pas kërcënimit të Ministrit të Vuçiçit: Kjo gjuhë i shkaktoi tragjeditë në Ballkan
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se Serbia po vazhdon të kërcënojë vendet e rajonit duke luajtur rolin e të fuqishmit. Ai ka shtuar se një gjuhë e tillë solli tragjedi në Ballkan, nga e cila popujt e Rajonit ende i vuajnë plagët.
Deklarata e Haradinajt vjen pasi miinistri i Mbrojtjes të Serbisë, Millosh Vuçeviq tha se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kanë ofenduar Serbinë me njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se kjo paraqet ndërhyrje në punët e brendshme të një vendi dhe duke kërcënuar me destabilizimin e rajonit.
Haradinaj ka thënë se Serbia duhet t’i kthehet gjuhës së arsyes, dhe ka shtuar se Kosova nuk do të ndalet nga rruga e vet drejt integrimeve euroatlantike.