Kronike
EMRI/ U plagos në minierën e Bulqizës, ja kush është minatori
Një minator ka mbetur i plagosur teksa po punonte në një minierë në Bulqizë. Sipas policisë 60-vjeçari Shyqyri Çela është dërguar fillimisht në spitalin e Bulqizës e më pas është transportuar për ndihmë më të specializuar, në Spitalin e Traumës, Tiranë.
‘Rreth orës 19:30, të mbrëmjes së djeshme, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, në spitalin e Peshkopisë, shtetasi Sh. C., 60 vjeç, me profesion minator, i punësuar në një subjekt minerar, në Bulqizë. 60-vjeçari është transportuar për ndihmë më të specializuar, në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet e thelluara, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.’- njofton policia