Connect with us

Sport

PSG nuk ndalet për Kolo Muani, kampionët e Ligue 1 gati ofertën e radhës

Pavarësisht se deri më tani kanë afruar një sërë “yjesh” e talentesh në skuadrën e tyre, “gjigandët” francezë të PSG, duket se nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq, teksa prej disa javësh tashmë kërkojnë me ngulm shërbimet e “fantazistit” të Eintracht Frankfurt, Randal Kolo Muani.Ditët e fundit negociatat mes klubeve janë duke shkuar gjithnjë e më afër fundit dhe këtë të martë, bordi i “parisienëve” ka bërë një ofertë të re prej 65 milionë eurosh, si dhe shërbimet e talentit francez, Hugo Ekitike.Deri më tani drejtuesit e “shqiponjave’ të Frankfurt ende nuk kanë dhënë një përgjigje, por pritet që një ofertë e tillë të jetë e mjaftueshme për bordin e Eintracht, për ta lënë “yllin” francezë të kalojë te PSG.

Sport

I impenjuar me Shqipërinë në Europian, bie një pistë për të ardhmen e Brojës

E ardhmja e Armando Brojës në udhëkryq. Sulmuesi shqioptar, pas rikthimit nga huazimi, me gjasë do të ndajë rrugët me Chelsean. Një prej skuadrave më të interesuara ishte Monaco, por sipas gazetarit Fabrizio Romano, klubi nga Principata nuk ka avancuar në tratativat për futbollistin dhe tashmë po kërkon për alternativa të tjera.

Armando Broja është i impenjuar me Shqipërinë, në Europianin e verës që nis pas pak ditësh. Ylli kuqezi pritet të udhëheqë sulmin kuqezi, në një kompeticion kaq të rëndësishëm.

Continue Reading

Sport

Legjenda e Liverpul për “Telegraph”: Grupi B do të jetë fatal për Italinë

Për Xhimi Karrager nga Grupi B do të mbijëtojnë skuadra si Spanja dhe Kroacia.

Në këndin e tij të opinionistëve, ish-mbrojtësi legjendar i Liverpul ka parashikuar se ky grup, i konsideruar si “i ferrit”, do të jetë fatal për kampionët e Europës në fuqi.

“Për mendimin tim Italia nuk kalon fazën e grupeve.

Ata gjenden në një grup të fortë dhe mund ta kenë shumë të vështirë që të kualifikohen edhe mes të tretave më të mira të turneut”, tha Xhimi Karager.

Continue Reading

Sport

Tifozët e Francës të frikësuar për Mbappe, trajneri Deschamps i qetëson të gjithë

Lajmet e disa ditëve më parë ku shkruhej se Mbappe është dëmtuar kanë shqetësuar jo pak tifozët e Francës. Gjithsesi, trajneri i “Gjelave”, Deschamps i ka qetësuar të gjithë, në konferencën e zhvilluar së fundmi.

“Kylian pësoi një goditje në ndeshjen e fundit kundër Luksemburgut. Gjithsesi,  mund të kishte luante 50 minuta ndaj Kanadasë, nuk ka asnjë rrezik. Skuadra franceze me ose pa Kylian, ka diversitet” – tha ai. Kujtojmë se Mbappe u aktivizua 15 minuta mbrëmë.

Ylli i ri i Real Madrid premton shumë për Europianin dhe një nga më të kuotuarit për t’u shpallur golashënuesi më i mirë i kompeticionit.

Continue Reading

Sport

Euro 2024/ Italia mbërrin në Dortmund, atmosferë pozitive te axurrët

Italia synon që të lërë gjurmë në Europian, teksa është në një grup me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë. Skuadra axurrre, trajneri dhe stafi mbërritën sot pasdite në Dortmund, në Gjermani, ndërsa grumbullimi është planifikuar për në Iserlohn, në North Rheinland.

Situata është mjaft e mirë te lojtarët, teksa i vetmi problem për Spalletin është Barella, me këtë të fundit që ende nuk dihet nëse do luajë apo jo ndaj Shqipërisë me 15 qershor. Stërvitja e parë do të zhvillohet të  martën, përgatitjet do të fokusohen në aspektin tekniko-taktik, e natyrisht një vëmendje të veçantë do i kushtohet analiza e rivalit të parë, Shqipërisë.

Continue Reading

Sport

VIDEO/ Tjetër vlerësim për Dakun, goli i sulmuesit kuqezi votohet si më i miri i sezonit

Mirlind Daku zhvilloi një sezon fantastik në radhët e Rubin Kazan në Rusi. Sulmuesi kuqezi, pasi u përfshi në formacionin e edicionit në elitën e këtij vendi, tashmë ka marrë një tjetër vlerësim.

Goli i Dakut ndaj CSKA Moscow në derbi është votuar si më i miri i sezonit.26-vjeçari luajti 28 ndeshje, ku realizoi 10 gola dhe dhuroi katër asiste. Sulmuesi për momentin, është i impenjuar me Shqipërinë në Europianin që nis pas pak ditësh.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING