Kronike
Shqiptari vret egjiptianin në Greqi, tentuan ta grabisnin dhe…
Arrestohet një 19-vjeçar shqiptar në Greqi pasi goditi me armë një egjiptian. Mbrëmjen e së hënës në Agio Panteleimona, një 25-vjeçar me origjinë nga Egjipti u qëllua me plumb në kokë në rrugën Kampani. Pasditen e së martës, policia greke arrestoi 19-vjeçarin, i cili ka precedentë për grabitje. Sipas informacioneve, viktima ka rezistuar kur 19-vjeçari dhe bashkëpunëtorët e tij kanë tentuar ta grabisin dhe më pas ata e kanë qëlluar. Sulmi ndaj egjiptianit ndodhi në orën 22:30 të së hënës mbrëma dhe në vendngjarje u gjetën 2 gëzhoja nga një pistoletë 9 mm.