Connect with us

Kronike

Shpërdoruan detyrën, arrestohen dy zyrtarët në Sarandë (EMRAT)

Dy shtetas janë arrestuar ditën e sotme në Sarandë për shpërdorim detyre, ndërsa janë proceduar penalisht 3 të tjerë për të njëjtën vepër.

Mësohet se në pranga ka rënë Cane Aliaj me detyrë inspektor në ARZM, Vlorë, që mbulon zonën e Butrintit dhe Sokol Xhyheri, me detyrë specialist në ARZM Vlorë që mbulon Ksamilin.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit:
-N. H., 51 vjec, banues në Vlorë, me detyrë drejtor i ARZM Vlorë (Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura);
-N. C., 38 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë inspektor i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit;
-B. K., 37 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë Inspektor i IVMT-së, bashkia Sarandë.

Njoftimi i policisë:

 

 

Sarandë

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 2 shtetas, për shpërdorim të detyrës.

Procedohen penalisht 3 zyrtarë të tjerë, për të njëjtën vepër penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me ata të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bënë ndalimin e shtetasve:

-Ç. A., 62 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë inspektor në ARZM, Vlorë, që mbulon zonën e Butrintit;
-S. Xh., 37 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë specialist në ARZM Vlorë që mbulon Ksamilin.

Për këta shtetas, Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi në kohë të ndryshme, janë konstatuar raste të hedhjes së inerteve dhe të ndërtime të mureve rrethuese, në zonat e mbrojtura të liqenit të Butrintit, të Pemës së Thatë dhe të Lagunës.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit:
-N. H., 51 vjec, banues në Vlorë, me detyrë drejtor i ARZM Vlorë (Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura);
-N. C., 38 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë inspektor i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit;
-B. K., 37 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë Inspektor i IVMT-së, bashkia Sarandë.

Këta shtetas nëpërmjet mosveprimit, kanë shpërdoruar detyrën, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, sepse në zonat e Pemës së Thatë, Lagunës dhe në liqenin e Butrintit, kanë lejuar ushtrimin e aktiviteteve më kundërshtim me ligjin, dhe për pasojë kanë konsumuar elementet e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Sarandës ka referuar materialet në Prokurori dhe më parë, si dhe materialet shtesë, pas investigimit të gazetarëve të emisionit investigativ “Fiks Fare” në Top Channel.

Policia e Shtetit falënderon median dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën, të punonjësve të administratës shtetërore dhe çdo paligjshmëri tjetër, si dhe garanton qytetarët se është e vendosur për të reaguar menjëherë dhe me profesionalizëm.

Kronike

Emri/ Ja kush është 62-vjeçari që u godit me sende të forta nga persona të paidentifikuar

Vladimir Bruçi, 62 vjeç, është personi që u godit me sende të forta pasditen e kësaj të hëne në Shkodër. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi të kopështit “Tom Alimhilli”, ku 62-vjeçari sapo kishte dalë nga banesa dhe është goditur nga persona ende të paidentifikuar.

Mësohet se Bruçi është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Kronike

U godit dhjetëra herë me thikë nga burri i saj/ Edlira Shahu rrëfen nga spitali momentet e tmerrit: U luste të vdisja

Edlira Shahu e cila u masakrua me thikë nga bashkëshorti i saj, ndodhet në spital, edhe pse jashtë rrezikut për jetën, në gjendje jo të mirë shëndetësore. Ajo vetëm në dy duart ka 17 goditje me thikë dhe më shumë se 6 goditje në fytyrë dhe qafë Edlira u shpreh se e ka denoncuar disa herë për dhunë në familje, por i vinte keq pasi 52-vjeçari është i sëmurë. 46-vjeçarja theksoi se i shoqi bëri burg për vrasje, por e priti derisa la qelinë.

“U fiksonte me gjërat, edhe me njerëzit që kalonin. E kam denoncuar disa herë në komisariat, e arrestuan 4 muaj. Më vinte keq se ishte i sëmurë, e doja dhe e kam dashur gjithmonë, kam bërë shumë sakrifica për të. Ka qëndruar në burg, e kam pritur. Nuk është e vërtetë që unë kam qenë zënë me gruan e viktimës, konflikti ka qenë për çështje xhelozie nga ana e familjes tjetër”, tha ajo.

Edlira Shahu ka rrëfyer po ashtu momentet e tmerrit të përjetuar mbrëmjen e plagosjes nga duart e bashkëshortit të saj. Ajo tregon se ai nuk kishte qenë i pirë dhe kishte nisur ta godiste pa arsye.

“Atë natë ishim mirë, shkuam në shtëpi, darkuam dhe u shtrimë, ora ishte 10:30 të darkës. Nuk patëm debat së bashku, ishte i qetë, edhe në krevat mu luste thoshte të vdesësh. “Po pse të vdes çfarë të kam bërë, çfarë po të bëj”. Më gjuajti me grusht, nuk ishte i pirë. Nuk mi kishte thënë herë tjetër, ishte shumë xheloz, më akuzonte për gjëra kot. Më kapi nga flokët më nxori nga dhoma më tha: sonte për ty nuk ka shpëtim, do të vras. Bërtita, më kapi për flokësh dhe më çoi tek kuzhina, kishte thikë tek dora më godit tek fyti 3 herë, edhe në fytyrë kokë. Vetëm më gjuante “ti do të vdesësh, nuk do të jetosh më”. Më gjuante, kishte ca kohë që çdo ditë më gjuante.”, ka treguar ajo.

Continue Reading

Kronike

Plagoset me sende të forta një person në Shkodër

Një person është plagosur me sende të forta në Shkodër. I riu është dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal të Shkodrës, ndërsa ka marrë dëmtime të konsiderueshme në trup.

Mësohet se plagosja ka ndodhur në afërsi të kopështit “Tom Alimhilli” në qytetin e Shkodrës.

Policia ndodhet në vengjarje.

Continue Reading

Kronike

Kush e rrëmbeu Artur Carën? Publikohet shkresa për herë të parë: Të jep xhaxhi një mijë lekë, hajde më ndihmo deri në shtëpi

Nëna e Artur Carës e di se si ja gënjyen rrëmbyesit të birin ditën e shtatë korrikut 2004.

Ishte verë dhe 9 vjeçari po ndihmonte prindërit në tregun e Elbasanit duke punuar në shitblerjen e qeseve. Dikush u afrua dhe i kërkoi ta ndihmonte të transportonte ushqimet me makinë.

“Prej datës 7 korrikut 2004, e deri më sot që kërkojmë nuk kemi asgjë. E përcolla si çdo ditë në orën 7 e gjysmë, deri në orën 12 është parë në markatë, nga të gjithë të afërmit, nga mamaja nga vëllai i tij. Mbas orës 12 ka ardhur momenti të vijë në shtëpi, i kanë thënë që iku Turi përpara erdhi djali jo i thashë, dhe aty nisëm kërkimet”, tregon Sofije Carja, nëna e Arturit.

Por hetimet për rrëmbimin e Arturit këtu në tregun e Elbasanit kanë qenë të vakëta për një kohë të gjatë derisa prokuroria e Elbasanit siguron emrin e një dëshmitari okular dhe që shiste qese si ai.

Aldo Sabriu i cili nuk ishte pyetur asnjë herë për 18 vite me radhë foli për herë të parë dhe tregoi identikitin e rrëmbyesit.

“Ishim të dy me Arturin dhe thërrisnim ‘Hajde qese” dhe në këto momente afrohet një burrë i moshës rreth 40 vjeç, i shëndoshë, i shkurtër, me mustaqe, me këmishë me kuadrate dhe për mua ky person duhet të ishte ushtarak pasi kishte radio si ato që mban policia dhe kishte një makinë të bardhë. Këtë person e kisha parë edhe herë tjetër.

Atë ditë pasi i mbanim qeset unë dhe Arturi dhe i ai i mbushte me ushqime të ndryshme, ai na tha që ta ndihmonim ti çonim qeset me ushqime tek makina. Kur shkuam deri atje, ai nxori 1 mijë lekë dhe tha: A do vini me xhaxhin deri tek shtëpia të më ndihmoni me qeset. Unë i thashë nuk vij, Arturi u gënjye dhe iu përgjigj në rregull”-citohet dëshmitari në dokument.

“Kur ka vajtur denoncimi kanë thënë do presim dhe pak se është aventurë fëmijësh. Ku nuk kemi kërkuar në Greqi kam kërkuar”, u shpreh Jakup Caraj, i ati i Arturit.

“20 vjet që kërkojmë, edhe djali me ne. Të dali e vërteta si ka ndodhur. Qoftë edhe anonim. Të shoh djalin. Mendja shpirti është aty, plagë e kam, ulem ngrihem ku e kam djalin. Çfarë ka ndodhur. Vetëm Zotit të Madh i jam lutur”-u shpreh nëna e Arturit.

Me bindjen se është përballë një grupi kriminal që rrëmbente fëmijë për ti shfrytëzuar në vendet e BE-sëë për të lypur, prokuroria e Elbasanit ka vënë në lëvizje ministrinë e drejtësisë përmes një letër-porosie dhe kërkon të dhëna nga Greqia për çdo të dhënë për Artur Carjan dhe a ekziston apo jo një praktikë birësimi për të

Prokuroria e Elbasanit pranoi se ka identifikuar rrëmbyesin e fëmijës, por ai nuk mund të hetohet mbasi ka ndërruar jetë, por hetimet po vijojnë për gjetjen e Arturit që sot është 29-vjeç./ TCH

Continue Reading

Kronike

Himarë, biznesmeni gjendet i plagosur rëndë në rrugë, dyshohet se u rrëzua nga ballkoni! Sillet në gjëndje të rëndë tek Trauma

Himare- Biznesmeni Nikollaq Bollano është gjetur i plagosur rëndë në rrugë në orët e vona të mbrëmjes së të dielës, 2 qershor në Himarë.

45-vjeçari është gjetur pranë hotelit të tij me dëmtim të rëndë në kokë, informon gazetari Armand Xhelili.

Dyshohet se ai është rrëzuar nga ballkoni.

Ai është dërguar fillimisht në spitalin e Vlorës dhe më pas është sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjëndjes së tij të rëndë.

Lajmi në përditësim…

Continue Reading
Advertisement

TRENDING