Kosova
Vuçiç vë në peshore fuqinë e Albin Kurtit: I kemi duart e lidhura…
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se që nga ardhja në pushtet e Albin Kurtit, ka pasur 401 sulme ndaj serbëve, 41 provokime konflikti dhe 56 sulme ndaj objekteve fetare të Kishës Ortodokse Serbe.
“Ata duan të dëshmojnë se pushteti i tyre nuk ka kufij. Në të njëjtën kohë ata vazhdojnë të arrestojnë serbët për disa krime të vjetra”, tha Vuçiq duke theksuar se ajo që nuk diskutohet është që serbët të lënë vatrat e tyre, ndërtesat, pronat e tyre dhe të marrin arratinë
Në këtë kuptim, ai theksoi se autoritetet e Prishtinës kanë provuar truke të ndryshme për të dëbuar serbët në Mitrovicën e Veriut.
Vucic gjithashtu u shpreh se regjimi i Albin Kurtit duket se është i angazhuar vetëm me keqtrajtim të serbëve.
“Ne po përpiqemi të reagojmë të qetë, të jemi racional. Nuk kam pse të shpjegoj se pse duart tona janë të lidhura, por po përpiqemi të gjejmë zgjidhjen më të mirë për t’i ndihmuar bashkatdhetarët tanë”, theksoi presidenti serb, tekasa dhe ka kujtuar se Prishtina, në kundërshtim me vullnetin e popullit serb dhe frymën e Marrëveshjes së Brukselit, e cila thotë qartë se nuk parashihen baza të veçanta për akomodimin e bazave policore në veri.