Connect with us

Bota

1037 viktima nga tërmeti, Marok shpall tre ditë zie kombëtare

Maroku ka shpallur tre ditë zie kombëtare, pas tërmetit ku humbën jetën të paktën 1037 persona.

Flamujt do të jenë në gjysmështizë në ndërtesat publike. Ndërkohë Forcat e armatosura do të vendosin ekipe shpëtimi për t’i siguruar zonat e prekura ujë të pijshëm të pastër, furnizime ushqimore, tenda dhe batanije.

Tërmeti, me magnitudë 7 të shkallës Rihter goditi Marokun qendror, teksa njerëzit dolën në rrugë në Marrakesh dhe qytete të tjera.

Advertisement