Connect with us

Politike

Arrestimi i Amant Josifit/ Berisha: U mbajt i fshehtë nga Rama

Gjatë fjalë së tij në Kuvend, kreu i PD, ka reaguar lidhur me arrestimin në Dubai të ish-këshilltarit të Xhaçkës. Berisha tha se kryeministri Edi Rama është mbrojtja politike e Josifit, pasi ai ka një javë që është arrrestuar.

“Prej një jave, kupola e krimit të organizatës kriminale të qeverisë shqiptare, i fshehin publikut një operacion spektakolar të autoriteteve ligjvënëse spanjolle, të cilat idenifikuan dhe arrestuan në Dubai, mikun e ngushtë gjer në ortakëri të Olsi Ramës, Amant Josifi. Amant Josifi është një hajdut i paimagjinueshëm, i cili përmes call-center ka plaçkitur pensionistë europianë në shumën totale rreth 2.2 miliardë euro. Si ndodhi kjo? Amant Josifi ishte këshilltari i Olta Xhaçkës dhe djali i nëpunëses së parë civile të shtetit, Strakosh. Por Amant Josifi kishte lidhje shumë më të fuqishme sesa Oltën dhe Strakoshën, kishte vetë Olsi Ramën. Nëse call-centerat e tjera sulmoheshin ditë e natë nga tatimorët, nga policitë e ndryshme, kishte një call-center e cila zmadhohej çdo javë. Punonjësve të call-centerave u thuhej të vinin të punonin te ne, se kemi mbrojtje politike, se mbrojtja jonë është Olsi Rama, Edi Rama faktikisht. Në këtë rast del që mbahet një javë fshehtas në Dubai nga Taulant Balla dhe Edi Rama.”, tha Berisha.

Me 8 dhe 9 nëntor 2022, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kontrolloi në 6 qendra thirrjesh telefonike në Shqipëri të lidhura me “Milton Group” dhe arrestoi 4 të dyshuar. Nga hetimet rezultoi se këto qendra janë në pronësi të tre kompanive të lidhura me biznesmenin Amant Josifi, një ish-këshilltar politik i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka gjatë kohë që ajo drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes

Advertisement