Connect with us

Kosova

Veriu i Kosovës në administrim ushtarak/ Lutfi Haziri: Për shkak të sjelljeve të Albin Kurtit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, gjatë një interviste theksoi se veriu i Kosovës rrezikon që të vendoset nën një administrim ushtarak dhe civil për shkak të sjelljes së Albin Kurtit. Ai tha se qeveria e ka humbur legjitimitetin, dhe kjo sipas tij, dëshmohet edhe me shtimin e forcave të KFOR-it.

“Kjo tregon qartë se nuk ka asnjë plan se si të dilet nga kjo situatë. Nuk kemi axhendë në mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat e veriut, nuk kemi plan detaj për përfundimin e bojkotit të serbëve në këto komuna, nuk kemi mënyrë se si të menaxhojmë situatat eventuale në rrethanat e përkeqësimit, dhe në anën tjetër kemi rritjen e forcave të KFOR-it. Kanë marrë autorizime të reja pa pyetur askënd dhe krahas ushtrimit të detyrave të sigurisë, po zëvendësojnë edhe rolin e policisë speciale në rrethana që mund të përkeqësohen.

Praktikisht as Albin Kurti dhe as ministrat e tij nuk mund të shkojnë në asnjë komunë në veri pa lejen e KFOR-it” – deklaroi Haziri, sipas të cilit, “Rreziku më i madh është që ai veriu potencialisht të vendoset në një administrim ushtarak dhe civil dhe të shkëputet roli i qeverisë së Kosovës sepse nervozizmi i djeshëm i Kurtit, paqartësia e tij dhe mënyra se si ai po gjen fajtor në Bruksel për mossuksesin në bisedime, tregon qartë që po e përkeqëson krejt rolin tonë në ushtrimin e sovranitetit në këto katër komuna në veri të Kosovës.”

Advertisement