Connect with us

Politike

Faktori shqiptar dënon në unison sulmin terrorist në veri të Kosovës

Një sulm terrorist me përfshirjen e të paktën 30 kriminelëve serbë, ka tronditur veriun e Kosovës mëngjesin e 24 shtatorit, duke risjellë edhe një herë frikën e madhe të tensioneve të shtuara të tejskajshme në veri, teksa një polic kosovar nga mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur si pasojë e përleshjeve.

Njëkohësisht, Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arritur deri tani të eliminojë disa prej terroristëve serbë dhe të arrestojë një tjetër, por të dhënat e aksionit pritet ende të rriten

Ndërkaq, në unison faktori shqiptar ka dënuar ngjarjen dhe ka kërkuar sjelljen e menjëhershme të kriminelëve përpara drejtësisë.

Kështu, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dënuar me forcë sulmin ndaj policisë së Kosovës në komunën e Leposaviqit teksa dhe ka cilesuar se ky akt i organizuar kriminal është cenim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur ngjarjen kambanën më të madhe të alarmit për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur. Ai ka kërkuar që të thirret një konference e jashtëzakonshme paqeje, nën mbikëqyrjen e garancinë e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, e njëkohësisht të merren të gjitha masat e jashtëzakonshme me KFOR-in.

Ministri i Jashtëm në Republikën e Shqipërisë, Igli Hasani, e ka cilësuar sulmin, një akt kriminal për sigurinë e stabilitetin e rajonit. Ai shkruan se Shqipëria është në krah të Kosovës në këto momente të vështira që kërkojnë gjakftohtësi, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e partnerët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkruan se është i tronditur nga kjo ngjarje teksa dhe i bën thirrje Beogradit që të dënojë dhe të distancohet nga kjo ngjarje.

Edhe Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dënuar sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës në Leposaviq me pasojë vrasjen e një punonjësi policie dhe plagosjen e një tjetri duke theksuar se kjo ngjarje e rëndë dhe e përsëritur tregon domosdoshmërinë e sundimit të ligjit si edhe ka shprehur mbështetje për Policinë dhe autoritetet e Kosovës për të garantuar sigurinë publike dhe ndëshkuar autorët

Advertisement