Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Zhvillohet në Tiranë ministeriali euro-ballkanik i ministrave të Ekonomisë

Në kuadër të Procesit të Berlinit, zhvillohet në Tiranë, ministeriali euro-ballkanik i Ministrave të Ekonomisë nga BE-ja dhe rajoni, me pjesëmarrjen e mbi 20 delegacioneve të nivelit të lartë. Kryeministri Rama në fjalën e tij tha se Samiti do të diskutojë diçka që 5 vite më parë nuk mund të imagjinohej, të diskutojë për planin e ardhshëm të BE-së për të mbështetur Ballkanin Perëndimor.

‘Samiti do të diskutojë për diçka krejt të re që edhe një herë 5 vite më parë ishte e papërfytyrueshme, planin e ardhshëm të BE-së për të mbështetur Ballkanin Perëndimor duke u hapur në disa mënyra. Është koha të ecim para dhe të nisim të shohim vepra premtuese. Mund të mos biem dakord për një sërë gjërash në këtë rajon. Mund të kemi çështje të rëndësishme ende të pambyllura, por e vetme mënyrë është të përpiqemi që të biem dakord për atë që mund të bëjmë së bashku. Gjithmonë e më tepër kemi parë sa e rëndësishme është të trajtojmë çështjet tona. Sa më të mira urat që ndërtojmë më e mirë është hapësira për të trajtuar edhe çështjet e vështira.’- tha Rama.

Lajmi në përditësim…

Advertisement