Connect with us

Kronike

Rrëshen, vritet Martin Bardhi, viktima kishte dalë pak kohë më parë nga burgu

Një vrasje u shënua rreth orës 10:40 minuta në hyrje të qytetit të Rrëshenit. Viktima është identifikuar Martin Bardhi i cili kishte pak kohë që ishte liruar nga paraburgimi. Dy persona mendohet se janë përfshirë në vrasjen e tij.

Rreth orës 10:40, në Rrëshen, nga shtetas ende të paidentifikuar, është vrarë me armë zjarri shtetasi M. M. (B.). Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës. Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të bëjë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve” informoi policia.

Në mars të 2023 Martin Bardhi u arrestua pasi u akuzua se qëlluan me armë drejt makinës së nipit të Kastriot Reçin, Saimir Reçi. Në atë kohë u shpall në kërkim djali i tij Enrik Bardhi. Gjykata duket që ka dhënë masë më të butë sigurie.

Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në 2020.

Lajmi në përditësim

Vrasja në Rrëshen, policia ngre pika kontrolli për arrestimin e autorëve

1695719146_polici.jpg

Policia e Lezhës njofton se ka ngritur pika kontrolli për të arrestuar autorët e vrasjes së ndodhur sot në Rrëshen.

Rrëshen/Informacion paraprak

Rreth orës 10:40, në Rrëshen, nga shtetas ende të paidentifikuar, është vrarë me armë zjarri shtetasi M. M. (B.).

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të bëjë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Advertisement