Connect with us

Aktualitet

Kërkoi heqjen e sekuestros së llogarisë bankare, GJKKO rrëzon kërkesën e Ahmetajt

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sot një kërkesë të ish-zv.kryeministrit në arrati, Arben Ahmetaj. Përmes avokatëve të tij, Ahmetaj i kërkoi gjykatës të shfuqizojë masën e sekuestros të vendosur mbi një llogari bankare në emër të tij. Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Erjon Bani, i cili vendosi rrëzimin e saj si të pa bazuar në ligj dhe në prova.

Llogaria bankare objekt i kësaj kërkesë është vetëm një nga gjashtë pasuri të sekuestruara për llogari të hetimit të nisur ndaj tij për akuzat e “korrupsionit”, “fshehjes dhe mosdeklarim të pasurisë” dhe “pastrim të parave”.

Mes katër pasurive të paluajtshme të sekuestruara janë një vile në bregdetin e Palasës dhe një vilë në Hamallaj.

Advertisement