Politike
Sulmi terrorist në veri/ Berisha: Vuçiç qëndron prapa sulmit, e pranoi para gjithë botës
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka pranuar se është pas sulmit ku mbeti i vrarë një efektiv i policisë së Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se me vendimin për shpalljen e 3 dite zie për terroristët e vrarë nga policia e Kosovës, Vuçiç ka treguar se është Sllobodani i ri në rajon.
“Vuçiç shpall ditë zie për terroristët serb!Ai pranon haptas para gjithë botës se ai personalisht qëndron prapa grupit terrorist serb të manastirit të Banjskës. Ky akt i ri luftënxitës i Sllobodanit të ri përbën një vendim i cili provon se zgjidhja e vetme për paqen dhe stabilitetin në Ballkan është dorëzimi sa më parë i këtij krimineli në Hagë, për genocidin dhe krimet e tij monstruoze, që ka kryer kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve pak vite më parë!”, shkruan Sali Berisha.