Connect with us

Kronike

Agravon sherri, i riu godet me thikë shokun dhe më pas arratiset

Një sherr që ka degraduar në përdorimin e armëve ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Durrës.

Dy të rinj për arsye ende të paqarta janë konfliktuar me njëri-tjetrin, e për pasojë ka mbetur I plagosur me thikë një prej tyre.

Sakaq, autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pas konfliktit, ndërsa i plagosuri ka marrë ndihmën mjekësore.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po krehin zonën dhe po marrin të dhënat për zbardhjen e plotë të rastit.

Advertisement