Connect with us

Aktualitet

Basha e përjashtoi nga PD/ Bardhi “rrëfehet” në Podcast

Ne Podcastin e NTV me moderatorët Grisela Zendeli, Leonard Karaj dhe te ftuar kreun e grupit parlamentar te partisë demokratike Gazmend bardhi u diskutua ne lidhje me zhvillimet politike ne vend I pyetur nga avokati Karaj për përjashtimin nga Basha, Gazmend Bardhi tha se ky vendim nuk duhet te merret seriozisht pasi eshte pa asnjë efekt dhe Basha po përpiqet te largoje vëmendjen nga çështje te tjera më me rendësi.

Nderkaq Bardhi u ndal edhe tek debati me Lulzim Bashën për dy kullat, i cili shkaktoi edhe reagime te shumta ne kuvend. Sa i perket ribashkimit me Sali Berishën dhe kur ka qene momenti qe eshte marr ky vendim Bardhi tha se kjo ka ndodhur vetëm për te gjetur një rruge te përbashkët për ribashkimin e partisë demokratike.

I pyetur nga Moderatorja Grisela Zendeli nëse do te kemi protesta te organizuara nga PD ditën e samitit te Berlinit Bardhi tha se deri tani nuk ka një organizim te tille duke hedhur poshtë kështu fjalët e Berishës ku ne një deklarate për media u shpreh se me datën 16 tetor do ti tregojnë Europës te vërtetat e Edi Ramës

Advertisement