Connect with us

Aktualitet

Aktivizohen 3 vatra zjarri në Marinzë, rrezikohen banesat pranë flakëve

Tre vatra zjarri paralale kanë rënë mesditën e sotme në Marinzë, duke rrezikuar banesa dhe stanet e bagëtive.

Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës të Rroskovecit, Eltjon Hyska, zjarri fillimisht është pikasur nga punonjës të kompanisë “Bankers Petroleum” të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.

Mediat bejne me dije se kanë mbërritur 4 mjete zjarrfikëse, të Rroskovecit, Fierit dhe Bankersit të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e shpejtë të flakëve dhe largimin e rrezikut pranë banesave ku ndodheshin të alarmuar banorët e zonës.

Ndërkohë banorët shprehen jo vetëm të frikësuar, por edhe të indinjuar për faktin se sipas tyre zjarret pothuajse të përditshme gjatë muajit tetor janë të qëllimshme, duke kërkuar ashpërsim të ligjit.

Fatmirësisht këto vatra zjarri u fikën pa dëme, ndërkohë që ka theksuar faktin se Marinza gjatë këtij sezoni veror ka qenë e përfshirë nga vatra të shumta zjarri të cilat i’u janë afruar edhe puseve të naftës.

Aktualisht situata është nën kontroll ndërkohë që shërbimet zjarrfikëse po punojnë në terren për shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit të cilat të favorizuara nga era mund të riaktivizohen.

Advertisement