Kosova
Paralajmërimi i Banjskës/ Petriç: Për të parandaluar Nagorno-Karabakun në Ballkan
Ish-i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën Wolfgang Petriç, duke folur për situatën në Kosovë, tha se Banjska duhet të jetë një paralajmërim i madh për të gjithë, sepse çdo konflikt në të cilin ka të vdekur e përkeqëson situatën, prandaj, sipas tij, tani prioritet duhet të jetë gjendja e sigurisë dhe duhet të forcohet KFOR-i. Petriç paralajmëroi gjithashtu se ajo që ndodhi në Nagorno-Karabakh, që padyshim është spastrim etnik, duhet të parandalohet me çdo kusht në Ballkanin Perëndimor. I pyetur nëse janë të justifikuara akuzat ndaj Beogradit, të cilat këto ditë po vijnë nga autoritetet e Kosovës, por edhe nga qarqe të caktuara rajonale dhe perëndimore, Petriç u shpreh: Mendoj se kemi një situatë kaq të ndërthurur, saqë shpesh herë është e vështirë të përcaktohet se kush e ka nisur diçka, sepse konflikti zgjat shumë dhe një provokim pason tjetrin. Në politikë, padyshim që duhet vullnet që palët të dialogojnë me njëra tjetren, sepse për tango duhen dy.Kështu është edhe në negociata. Por kam frikë se në muajt e ardhshëm nuk do të ketë kushte ideale dhe kjo sepse së shpejti do të ketë zgjedhje në Serbi, pastaj vitin e ardhshëm në Kosovë, në BE dhe në SHBA. Kjo, sipas përvojës sime, do të thotë që të gjitha bisedat thelbësore, madje edhe progresi, ndalen në kohën e fushatës zgjedhore. Ndoshta kjo është një kohë reflektimi për të dyja palët”. Ish-i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën u pyet edhe nëse ka ende kuptim dialogu, teksa ai kishte deklaruat ditë më parë se kur ndërmjetësimi zgjat për një kohë të gjatë – humbet edhe kuptimin e tij. Dhe pergjigja e tij per kete ishte: Ekipi aktual negociator, Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell, le të supozojmë se do të zëvendësohet pas zgjedhjeve të Bashkimit Europian dhe besoj se do të ketë edhe një ekip të ri dialogu. Ky I fundit është I rëndësishëm, por mënyra se si është zhvilluar në dy vitet e fundit – tregon se nuk funksionon. Është e nevojshme të zvogëlohen emocionet, të shfuqizohen kërcënimet dhe të thuhet – duam të gjejmë një zgjidhje për njerëzit. Duke folur mbi kontributin e përfaqësuesve te BE-së dhe SHBA-së në zhvillimin e situatës në veri të Kosovës, teksa dihet se me muaj të tërë nuk kanë mundur t’i bindin autoritetet në Prishtinë dhe Beograd, Wolfgang Petriç u shpreh se kemi te bejme me dy personalitete të forta. “Presidenti serb dhe kryeministri i Kosovës janë figura të forta politike. Kimia mes Vuçiçit dhe Thaçit ishte më e mirë se me Kurtin. Ata si politikanë profesionistë duhet të kenë parasysh që duhet biseduar me ata që janë të zgjedhur dhe që i ke përballë në tryezën e dialogut’