Connect with us

Kronike

Ishte me urdhër mbrojtjeje, 23-vjeçarja dhunohet nga burri dhe babai i saj

Kronike

EMRAT/ Ar*më, dro*gë dhe para në banesë, arrestohen 3 shqiptarë në Greqi, shpallet në kërkim një tjetër

Policia greke ka vënë në pranga 3 shtetas shqiptarë dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, teksa ka sekuestruar një sasi të madhe droge, armë dhe para cash.

Policia greke kishte siguruar informacion se një grup shqiptarësh posedonin sasi të mëdha droge me qëllim shitjen e saj në Athinë.

Gjatë kontrollit të një banese në rrugën “Metanaston” në Vari të Athinës, janë gjetur dhe sekuestruar 25 kilogramë marijuanë, 1 kilogram hashash çokollate, 200 gramë vaj hashashi, 1 pistoletë “Beretta”, 92 fishekë, 68 mijë e 430 euro, 4 peshore elektronike, 3 celularë ndërkohë që është sekuestruar edhe 1 automjet.

Në pranga kanë rënë babë e bir, Memisha Memaj e Petraq Memaj nga Vlora, respektivisht 59 dhe 33 vjeç.

Gjatë kontrollit të një tjetër banese në rrugën “Navarkou Botsi” në Peristeri të Athinës, që posedohej nga bashkëpunëtori i tyre, Juljan Cami 27 vjec, u gjetën dhe sekuestruan 48 gram kokainë dhe 60 gram marijuanë.

Menjëherë u arrestua edhe 27-vjecari. Nga hetimet ka rezultuar përfshirja edhe e shtetasit Stavro Memaj 30 vjeç, djali tjetër i Memishës. 30-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia greke.

Continue Reading

Kronike

Plagoset me thikë 16-vjeçari, i mituri u paraqit në spital me plagë në gjoks dhe dorë

Një 16-vjeçar është plagosur ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se i mituri u paraqit në urgjencën e spitalit të Sarandës me dy plagë thike.

16-vjeçari i identifikuar si P.Lapa, ka marrë dy plagë në gjoks dhe dorë. Ende nuk dihet se si ka ndodhur plagosja e të miturit, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2. Policia ndodhet në vendngjarje për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të saj.

Continue Reading

Kronike

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj/ Gazetarja zbulon detajet: Kundërshtarët e tij planifikuan katër herë për ta vrarë, por…

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim grupin kriminal që organizoi atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, ku mbeti i vdekur shoferi i tij Andi Maloku.

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim grupin kriminal që organizoi atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, ku mbeti i vdekur shoferi i tij Andi Maloku.

Gazetarja Anila Hoxha u shpreh se ndaj Ndoj u planifikuar kater tentativa për ta vrarë.

“Të gjithë të dyshuarit kanë tentuar edhe përpara se të finalizonin atentatin në autostradën Tiranë Durrës, ku ngeli i vrarë Andi Maloku, edhe 4 raste të tjera për të vrarë prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja.

Njëri prej këtyre episodeve ka ndodhur përpara atentatit të 2019-ës, ku rezulton nga komunikimet me persona të tjerë të shpallur ende në kërkim dhe ende të pagjetur nga policia se, ata e kanë gjurmuar prokurorin Arjan Ndoja në zonën e Shëngjinit, e madje ka ndarë edhe role të caktuara se ku duhet  ta vrisnin atë dhe kush duhet ta qëllonte”, shprehet Anila Hoxha.

Continue Reading

Kronike

Babai plagos me thikë djalin në Lushnje, përfundojnë të dy në spital

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi N. P., 39 vjeç, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës (thikë), nga babai i tij, shtetasi B. P., 69 vjeç, gjatë një konflikti mes tyre.

Gjithashtu po shoqërohet për ndihmë mjekësore në spital edhe shtetasi B. P., pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Kronike

Furgoni del nga rruga, plagosen tre persona, niset drejt “Traumës” një prej tyre

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të marte në Bypassin e Klosit. Një automjet tip furgon ka dalë nga rruga e për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Dy prej të plagosurve raporothet se janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa tjetri është nisur drejt Spitalit të Traumës pasi gjendja e tij është më e rënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Klos/informacion paraprak

Rreth orës 14.15, në bypass, Klos, shtetasi A.L., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin tip furgon, ka humbur kontollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, kanë mbetur të lënduar 3 pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING