Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Në Gaza mbeten vetëm rrënojat

Mijëra palestinezë u larguan nga veriu i Rripit të Gazës të shtunën, për shkak të një sulmi të pritshëm tokësor izraelit, ndërkohë që Izraeli vazhdoi sulmet ajrore në atë zonë dhe tha se do të mbante dy rrugë të hapura për të lejuar njerëzit t’i shpëtonin rrezikut. Izraeli është zotuar ta asgjësojë grupin militant Hamas që kontrollon Gazën në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit të pashembullt që ndërmori ky grup para një jave, duke vrarë civilë dhe duke marrë një numër të madh pengjesh. Rreth 1,300 vetë u vranë në sulmin më të rëndë ndaj civilëve në historinë e Izraelit. Që pas atij sulmi forcat izraelite e kanë vënë Rripin e Gazës që kontrollohet nga Hamasi dhe ku banojnë 2.3 milionë palestinezë, nën një rrethim total dhe e kanë bombarduar atë me sulme ajrore të përmasave të pashembullta. Autoritetet e Gazës thonë se më shumë se 2,200 vetë janë vrarë, një e katërta e tyre prej të cilëve fëmijë dhe rreth 10,000 janë plagosur. Izraeli i kishte dhënë afat të gjithë popullsisë së gjysmës veriore të Rripit të Gazës, që përfshin vendbanimin më të madh të enklavës, qytetin e Gazës, deri të shtunën në mëngjes për t’u zhvendosur në jug, duke thënë se do të garantonte sigurinë e palestinezëve që largoheshin nga zona në dy rrugë kryesore deri në orën 16:00 me kohën lokale.

Advertisement