Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Kush ishte Martti Ahtissari, “ideatori” i Kosovës së lirë

Ka vdekur në moshen 86-vjeçare ish-presidenti Martti Ahtisaari. Ai ka ndërruar jetë sot më 16 tetor 2023 në orën 06:40 në Helsinki të Finalandës. Lajmi është konfirmuar nga Zyra e Presidentit të Finalandës. Martti Ahtisaari shërbeu si President i Republikës së Finlandës në vitet 1994–2000. 84-vjeçari ishte presidenti i dhjetë i Finlandës, duke shërbyer nga 1994 deri në 2000, dhe i pari që u zgjodh përmes një votimi të drejtpërdrejtë popullor me dy faza, në krahasim me sistemin e mëparshëm të kolegjit elektoral. Në vitin 2008, ai u bë finlandezi i parë që mori Çmimin Nobel për Paqe “për përpjekjet e tij të rëndësishme, në disa kontinente dhe më shumë se tre dekada, për të zgjidhur konfliktet ndërkombëtare” përfshirë Kosovën, Irakun, Namibinë dhe Indonezinë. Më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd. Kjo ishte edhe nisma e krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës. Edhe pse plani u dorëzua, gjatë gjithë kohës mendohej se Martti Ahtisaari do të propozojë pavarësi të kushtëzuar, por pa përmendur fjalën pavarësi. Ky dokument së pari iu dorëzua Beogradit, e pak orë më vonë Ahtisaari mbërriti edhe në Kosovë. Sipas Ahtisarit dhe ekipit të tij, synimi i propozimit të gjithanshëm për marrëveshjen mbi statusin e Kosovës ishte të përcaktojë kërkesat e nevojshme për një Kosovë të ardhshme që është e mundshme, e mbështetshme dhe e stabilizuar. Ai plan përfshinte masa të hollësishme për të siguruar inkurajimin dhe mbrojtjen e të drejtave të bashkësive the anëtarëve të tyre, decentralizimin efektiv të qeverisë dhe ruajtjen e mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare.

Advertisement