Bota
Vritet komandanti i lartë i Hamasit në një sulm ajror
Një komandant i lartë i Hamasit është vrarë në një sulm ajror izraelit në Gazë. Ayman Nofal, anëtar i këshillit të lartë ushtarak të Brigadave Izz el-Deen Al-Qassam, ishte në krye të zonës qendrore të Gazës, shkruan Hamasi në Telegram. Ndërkaq, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit deklaruan këtë të shtunë se kanë vrarë edhe një anëtar të lartë të grupit terrorist Hamas, në një sulm ajror gjatë natës në Rripin e Gazës. IDF thotë se ekzekutuan Murad Abu Murad, i cili ishte një nga organizatorët kryesor në drejtimin e terroristëve gjatë masakrës së fundjavës së kaluar. Sulmet e ndërmarra nga forcat izraelite gjatë orëve të para të së shtunës, fokusuan dhjetëra vendstrehime që dyshohet se i përkisnin militantëve të Hamasit.