Sport
Zyrtare/ Rezultoi pozitiv me doping, 2 vite pezullim për kampionin e botës me Argjentinën
Papu Gomez dyshohej se ishte pozitiv me doping, dhe tashmë vendimi është zyrtar për sanksionimin e tij.Kampioni i botës me Argjentinën është pezulluar me dy vite jashtë fushave. Kontrolli i bërë në Seville daton në nëntor të vitit 2022, disa ditë para fillimit të Kupës së Botës.Gomez deklaroi se piu nga shurupi i fëmijëve të tij dhe ndodhi pa u konsultuar me mjekët e klubit të tij.FIFA sapo ka informuar për dënimin e Gomez klubin e tij aktual, Monza.