Connect with us

Politike

Policët hynë brenda në seli/ Berisha: Mercenarë të Ramës

Mbrëmja e kaluar ishte ‘maratonë’ për kryedemokratin Sali Berisha. Pas lajmit të bujshëm se dhëndri i tij Jamarbër Malltezi u arrestua, kreu i PD-së, Sali Berisha doli në një konferencë për mediat nga selia blu, ku mohoi të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj të afërmit të tij dhe ndaj tij personalisht.

Mirëpo, e papritura ndodhi pas përfundimit të konferencës. Në selinë blu i shfaqën oficerët e policisë. Pasi la selinë blu disa minuta pas largimit të oficerëve të policisë që shkuan për t’i komunikuar masën e sigurisë detyrim paraqitje nga GJKKO për aferën e ish kompleksit Partizani, Berisha u shpreh se nuk i takoi.

Për prezencën e tyre në seli, Berisha tha se kjo që ndodhi ishte një turp i Edi Ramës, ndërsa efektivët i quajti mercenarë.

Ky ishte një akt i turpshëm i Edi Ramën i cili i urdhëron si mercenarë të shkelmojnë kushtetutën. Deputetit nuk mund ti kufizohet liria në asnjëlloj forme pa vendim të parlamentit. Në 2012 unë kam çuar ligjin që të mos ekzistojnë asnjë nga këto por kundërshtari më i egër ishte Edi Rama. Ai ka panik. Kishte dërguar siç e patë vetë oficerë të lartë dhe siç është e vërteta jo nga prokuroria por nga drejtori i krimit ekonomik që nuk mund të vinin kurrë por të shtruar në mercenarë erdhën. Nuk pata asnjë takim vetë personalisht me to. Sepse do respektoj kushtetutën. Unë nuk i takova fare. Unë nuk mund të pranoj shkelmim të kushtetutës, po ti takoja do u thoja çojani Edi Ramës. Ahjo që nisi është pa kthim. Edi Rama përpiqet ti mleksë por pa kthim”, tha ai.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e kaluar kur sapo mbërriti në aeroportin e Rinasit. Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsion dhe patrim parash. Ndaj tij është vënë në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është vënë edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të njëjtat vepra penale. Gjithashtu, GJKKO ka caktuar dhe masë sigurie ‘deyrim paraqitje’ dhe ndalim dalje jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha, ndërkohë do të ketë dhe ndalime të personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje.

Advertisement