Connect with us

Kosova

Rishpiket Lista serbe/ Inxhinjerim për të provuar të rilegjitimojnë veten

I detyruan të gjithë serbët në veri të Kosovës të largoheshin nga institucionet kosovare që nga nëntori i vitit të kaluar si dhe të bojkotojnë zgjedhjet lokale në katër komunat të banuara me shumicë serbe në Kosovë, por tani pas sulmit paramilitar dhe terrorist në Banjskë të Zveçanit, Lista Serbe gjendet para një epifanie krejt tjetër, teksa Nënkryetari i tyre, Milan Radojiçic, udhëhoqi dhe organizoi agresion kundër shtetit të Kosovës. Tani Lista Serbe kërkon “sa më parë” që Kosova të shpallë zgjedhje të reja në veri – zgjedhje këto për të cilat shpreheshin që as nuk do t’i konsideronin pa largimin tërësisht të njësive speciale policore si dhe bazave policore në veri; themelimin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe; si dhe lirimin e serbëve të arrestuar në veri të përfshirë në aktivetet kriminale, si kontrabandë, sulm ndaj policisë, sulm ndaj autoriteteve dhe institucioneve të vendit dhe deri te e fundit sulmi terrorist. Por, gjërat më s’janë siç kanë qenë – dhe Lista Serbe këtë e di fort mirë. Sepse gjasat janë reale që pas sulmit në Banjskë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mos e çertifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e reja. E saktësisht për këtë, Lista Serbe duket që është duke iu nënshtruar një procesi. Kanë thirrur zgjedhje të brendshme të partisë më 24 tetor. Për aktivisten e mirënjohur serbe, Kryetaren e Komisionit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd, Sonja Biserko, “Lista Serbe nuk mund të jetë legjitime në zgjedhjet e reja në Kosovë dhe tani, përmes inxhinjerimesh, pra me zgjedhje të brendshme të disa liderëve, po tentojnë te provojnë ta rikthejnë veten si parti legjitime për të marrë pjesë në zgjedhje”. Sipas saj, ata duan të rishpikin veten. E pyetur se a bëhet që përmes këtyre “inxhinjerimeve” ose “manovrave” të mund të “spastrojë veten” Biserko është e prerë: “Natyrisht që jo”. “Sigurisht që nuk është e mundur. Kështu u thotë Beogradi dhe ata s’bëjnë gjë pa u thënë Boegradi. Ju e dini, dalja nga institucionet, mospjesëmarrja në zgjedhje, kryerja e aktit terrorist etj, jua bejne atyre te pamundur” – theksoi Biserko Në lidhje me atë që Lista Serbe tërhoqi tërë serbët nga institucionet në veri ndërsa tani kërkon rikthimin e tyre; dhe se në fakt a kanë më ata kredibilitet që t’u kërkojnë kthimin, Biserko thotë se në dimension moral gjithsesi që Lista Serbe nuk ma kredo.

Kosova

Knaus përballet me ambasadorin gjerman, javën tjetër testi i KiE,

Gerald Knaus nga “ESI” i ka reaguar ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, pasi ky i fundit në një postim në platformën “X” ka thënë se Gjermania e përkrah Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE.

Knaus ka thënë se testi për një gjë të tillë do të jetë në javën e ardhshme, kur edhe do të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës .

Sipas tij, aktualisht Gjermania, Italia dhe Franca planifikojnë “Veto” në Komitet të Ministrave e që do të ishte një zmbrapsje diplomatike, duke qenë se 82 % të deputetëve të Asamblesë Parlamentare kanë votuar “PRO” që Kosova të jetë anëtare e KiE.

“Javën tjetër është testi. A do të dështoj Gjermania?”, ka shkruar Knaus.

Eksperti evropian që udhëheq Nismën Evropiane për Stabilitet, ka thënë se kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës me krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, do të ishte gabim dhe do të bënte të pamundur realizimin e asnjërës prej tyre.

Këto komente, Knaus i ka bërë në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, në një kohë kur shtetet perëndimore, posaçërisht Franca dhe Gjermania, janë duke kërkuar nga Kosova që të bëjë progres në raport me Asociacionin në kuadër të përpjekjeve për anëtarësim në KiE.

Po u lidhën këto dy çështje, Asociacioni me anëtarësimin në Këshill të Evropës, ju garantoj se asnjëra prej tyre nuk do të realizohet. Një rezultat i tillë do të ketë pasoja të rënda, shumë të dëmshme për pakicat, sepse Këshilli i Evropës ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave të pakicave, qasjes në Gjyqin Evropian të të Drejtave të Njeriut”- ka deklaruar Knaus.

Continue Reading

Kosova

Një 42-vjeçar gjendet i pajetë brenda një banese në Kosovë

 Një 42-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 08:20 në Kosovë, në fshatin Baballoq të Deçanit.

Policia vendase ka njoftuar se burri është gjetur brenda bansës së tij dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Trupi i tj është dërguar është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekspertizë. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Continue Reading

Kosova

S’ka pushim nga puna, Escobar dhe Lajçak hidhen në aksion

Emisari i SHBA-së, Gabriel Escobar, në një konferencë për media ka folur për takimin e fundit që ka pasur në Washington me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak. Ai ka thënë se nga vizita në SHBA, Lajcak ka marrë përkrahjen amerikane për dialogun dhe për rrugën që ai ka zgjedhur në negociata.

Diplomati amerikan gjithashtu ka thënë se me Lajcak ka biseduar për strategjitë se si të vazhdohet implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, për çështjen e dinarit dhe për gjetjen e një zgjidhjeje.

Një gjë që e ka marrë nga kjo vizitë është që SHBA-ja do të vazhdojë të përkrah dialogun dhe të mbështesim rrugën që ai ka zgjedhur. Kemi folur për strategjitë për atë se si do të vazhdohet implementimi i Marrëveshjes së Ohrit. Dhe gjithashtu edhe për çështjen e dinarit. Këto kanë qenë dy temat kryesore të takimit. ”, ka thënë Escobar.

I deleguar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka potencuar se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe Këshilli i Evropës janë dy procese të lidhura me njëra tjetrën.

Në konferencën e tij të fundit për media si emisar amerikan për Ballkanin Perëndimor, Escobar ka thene se është vështirë të kuptohet pse Kosova nuk i përmbush obligimet e saj ligjore.

Diplomati amerikan ndër të tjera është shprehur i shqetësuar se Kosova mund të mos i ketë votat për Këshillin e Evropës, dhe se mos-procedimi me Asociacionin do të sillte vonesa të tjera.

Continue Reading

Kosova

URREN Albin Kurtin, Petkoviç rikonfirmohet në krye të Zyrës për Kosovën

Petar Petkoviç, është konfirmuar drejtor i të ashtu quajturës zyrë për Kosovën nga qeveria e re e Beogradit. Njoftimi është bërë publik për mediat nga zyra e qeverisë së Beogradit.

Petkovic njihet për deklaratat e tij kundër Kosovës dhe Kryeministrit Albin Kurti. Dy ditë më parë me anë të një deklarate në platformën sociale x, ai ka tentuar që të viktimizojë serbët e Kosovës, përballë asaj që e pretendon fushatë terrori të kryeministrit Albin Kurti.

Mirëpo, në të njëjtën kohë përmend rastin e sulmit në Banjskë, të dënuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhunë të policisë së Kosovës ndaj serbëve.

“Kurti duhet të përmendë qëllimin nga policia e vëllezërve Stefan dhe Millosh Stojanoviç, pasi forcat speciale qëlluan 3 serbë në mënyrë kafshërore në Banjskë”, shkruan në X Petkovic.

Kjo tregon edhe njëherë mënyrën se si Serbia tenton të fabrikojë apo ndryshojë ngjarjen e rëndë, pasi 3 serbët janë vrarë pasi Milan Radoiçiç, ndërmori një sulm terrorist ndaj autoriteteve të Kosovës.

Continue Reading

Kosova

Janë gënjeshtra të gjitha, Escobar për akuzat ndaj tij dhe bashkëshortes

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, në konferencën e fundit për media para lëvizjes drejt angazhimit të ri diplomatik, ka folur edhe për fushatën ndaj tij dhe gruas së tij, bërë nga një i vetë identifikuar si gazetar nga Kosova, i cili përmes një ueb-site ka shpërndarë informacione të pabazuara se Escobar është shkarkuar dhe se gruaja e Escobar ka pranuar fonde nga Qeveria e Serbisë.

Escobar ka thënë se gjithçka që është thënë nga një gazetar i pretenduar është një gënjeshtër. Emisari amerikan ka thënë se s’është shkarkuar nga pozita e tij dhe se gruaja e tij s’ka marrë asnjëherë fonde nga ambasadat me të cilat ka bashkëpunuar.

Gjithashtu ai ka demantuar edhe pretendimet se ka lidhje familjare me një avokat në një firmë ligjore amerikane.

“Për dezinformimin që është prodhuar përgjatë fundjavës nga një i ashtuquajtur gazetar, që ka thënë se jam shkarkuar apo për lidhje me qeverinë serbe, dua të them direkt, që gjithçka në atë raportim është një gënjeshtër. Një gënjeshtër lehtësisht e verifikueshme. Para se gjithash unë s’jam shkarkuar dhe çdo kush në DASH e ka verifikuar. Së dyti, gruaja ime asnjëherë s’ka pranuar para nga asnjë qeveri e huaj. Gruaja në secilën ambasadë për të cilën ka punuar në Bolivi, Portugali, Itali dhe madje edhe në Serbi, e bën në kontakte me njerëzit dhe pa asnjë pagesë apo kontratë dhe s’kam asnjë lidhje familjare për avokatin e pretenduar në firmën ligjore”, ka deklaruar Gabriel Escobar.

Zëvendësndihmëssekretari amerikan i cili në cilësinë e të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor, ka qenë i involvuar në bisedimet Kosovë -Serbi, ka treguar se e kishte zgjatur mandatin e tij për një vit shtesë, pasi besonte se do të kishte më shumë progres për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

“I kam bërë tre vjet mandat, faktikisht kjo punë është punë dy vjeçare, por më herët kam kërkuar që të mbetem edhe një vit sepse vërtetë atëherë besoja se deri në fund të vitit do të kishim më shumë progres në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, se do të kishim implementim të plotë të kërkesave që duhej të përmbushte Serbia dhe të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe se do të ishim në gjendje që ta çojmë Kosovën më afër integrimeve evropiane nëpërmjet Partneritetit për Paqe (NATO) dhe kandidaturës për anëtarësim në BE” –  ka theksuar Escobar.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING