Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Pesë Muskëtjerët mashtrues dhe tradhtarë – Shkrim nga NTV

Analisti Binak Maxharraj, duke komentuar vizitë në Prishtinë të emisarëve europian dhe amerikanë, ka thënë se pesëshja erdhi me plan në Kosovë, për të ushtruar trysni për bisedimet me Serbinë, pavarësisht sulmit që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit. Sipas tij, ka tendenca që ndërkombëtarët ta shfajësojnë Vucicin nga ky sulm i turpshëm terrorist ndaj Kosovës. “Kjo pesëshe po ishte e sinqertë dhe e drejtë në dialog pas ngjarjeve të 24 shtatorit nuk do të duhej të vinte me mashtrimin e rradhës dhe me “duart e futur në xhepa bosh”, veç sa për të kërkuar lëmosh, për të vazhduar edhe më tutje degradimin e dialogut siç vepruan për këto 12 vite. Kjo pesëshe evropiane, po të ishte e sinqertë, së pari në Prishtinë do te sillte vendimin e BE për heqjen e sanksioneve të padrejta të vëna Kosovës kohë më parë. Do vinte me vendimin e BE-së për vënien e sanksioneve ndaj Serbisë për sulmin terrorist që i beri Kosovës, dhe me kërkesën ndaj Beogradit që akti terrorist të mos gjykohet vetëm me fjalë. Por si duket ka një orvatje të theksuar që Serbia të shfajësohet nga ky sulm i turpshëm terrorist ndaj Kosovës duke e hedhur të gjithë fajin mbi një individ, te kryekrmineli dhe banditi Milan Radojiçiç, duke e shfajësuar Serbinë dhe Vuçicin që qëndronin prapa këtij sulmi terrorist” – deklaroi analisti Binaku Sipas tij, ata të pestë që erdhën në Prishtinë ishin hileqarë, me trysnin për të vazhduar dialogun, sukur më 24 shtator nuk ka ndodhë asgjë. “Erdhën në Prishtinë si fantazma, si qyqetet e zeza dhe korbat e zi, jo për të zgjidhur diçka në të mirë të Kosovës, por për t’i bërë presion Kosovës se dialogu nuk ka alternative. Kryemashtruesi Miroslav Lajçak, pa kërkuar falje në takimin e Prishtinës për sulmin terrorist të 24 shtatorit, filloi të shpalos planet e tij. Ai shkoi edhe më larg duke theksuar se nëse nuk ka dialog mund të këtë përshkallëzim tjetër të situatës që sipas tij do te ishte edhe më rrezikshme. Pra, siç edhe u pa, kërcënoi Kosovën” – Komentoi analisti Binak Maxharraj Maxharraj, deklaroi se kërkesa për Asociacionin është një mashtrim dhe tradhti ashiqare ndaj Kosovës. Plani që Lajçak lançoi, ka të bejë me presionin e zbatimit të Marrëveshjes se Brukselit dhe të Ohrit si dhe me Asociacionin me komunave me shumicë serbe. “Së pari, duhet ta dijnë këta ‘musketjerë të Evropës”, se realisht Marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit janë inekzistete, de facto nuk ekzistojnë, dhe si të tilla nuk janë ndërkombëtarisht të pranuara e as që mund të implementohen me forcë, sepse ato nuk janë të nënshkruara nga palët, edhe pse Kurti vazhdimisht ka insistuar të nënshkruhen, por pala serbe nuk ka pranuar. Pra këto marrëvshje nuk mund të implementohen sepse janë pa bazë juridike. Së dyti, nga çanta e tij Miroslav Lajçak nxori edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe, e trumbetuar si kryefjala e të gjitha marrëveshjeve. Ai theksoi nevojën për të lëvizur në themelimin e saj pa vonesë sepse pa të, nuk do të këtë progres në rrugën europiane” të cilin edhe e kishte sjellë me vete, të formuluar kush e di nga kush, por që kam besim se aty nuk ka patur gisht Edi Rama, siç e ka përqejfi t’i futë turinjët në çdo vrimë” – deklaroi analisti Maxharraj. Sipas tij, mbajtja e feshtë e tekstit të asociacionit, duke e trajtuar atë si misterioz, tregon se aty është futur edhe siç thuhet “mish dhije, apo edhe mish thiu” që e bënë Asociacionin një mashtrim dhe tradhti ashiqare ndaj Kosovës”

Advertisement