Bota
Netanyahu paralajmëron: Ndërhyrja tokësore në Gaza, vetëm faza e dytë e operacionit
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar sot në një konferencë se operacioni tokësor në Gaza është faza e dytë e luftës me Hamasin.
Ai u shpreh se ushtria e tij ka “objektiva shumë të qarta” për konfliktin me Hamasin.
Netanyahu u shpreh se forca shtesë tokësore izraelite kanë hyrë në atë që ai e quajti “kështjella e së keqes”, duke iu referuar Gazës, për të goditur Hamasin dhe për të rikthyer pengjet në shtëpi.