Connect with us

Bota

Lufta në Gaza/ Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Guterres thirrje për armëpushim

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres paralajmëron se situata në Gaza po përkeqësohet me shpejtësi teksa ai përsërit thirrjet e dëshpëruara për një armëpushim për t’i dhënë fund “makthit” të gjakderdhjes.

“Situata në Gaza sa vjen e bëhet më e dëshpëruar. Më vjen keq që në vend të një pauze të nevojshme humanitare, të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar, Izraeli ka intensifikuar operacionet e tij ushtarake”, tha Guterres gjatë një vizite në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu.

Javën e kaluar, Guterres tha se masakra e Hamasit më 7 tetor “nuk ndodhi në vakum”, një koment i cili u dënua nga Izraeli si justifikues i terrorit.

Izraeli ka luftuar Hamasin që nga sulmi që la pas rreth 1400 izraelitë të vrarë. Izraeli thotë se ofensiva e tij në Gaza ka për qëllim shkatërrimin e infrastrukturës së Hamasit dhe është zotuar të eliminojë të gjithë grupin terrorist, i cili udhëheq Rripin.

Advertisement