Connect with us

Kosova

Kearns, Borrellit dhe Von der Leyenit: Largoni sanksionet ndaj Kosovës

“Largoni tani sanksionet ndaj Kosovës” – Kështu ka shkruar në platformën X, deputetja britanike që është shefe e Komitetit për punë të jashtme në Parlamentin britanik, Alicia Kearns, “Sërish Kosova po bashkëpunon me komunitetin ndërkombëtarë, përkundër sulmit terrorist të orkestruar nga Beogradi. Sërish Vuçiçi refuzon të vendos firmën. Largoni tani sanksionet ndaj Kosovës, Josep Borrell e Ursula von Der Leyen” – ka shkruar Kearns. Deputetja britanike gjithashtu ka reaguar pas intervistës që ka dhënë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç për TV Prva, i cili ka theksuar se “jemi të gatshëm të përmbushim gjithçka që lidhet me marrëveshjet e arritura për Kosovën, përveç njohjes de facto dhe de jure”. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit që kishte pasur me liderët evropianë në Bruksel, pati thënë se përkundër që Kosova e pranoi edhe draftin e propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Serbia po refuzon që ta nënshkruajë Marrëveshjen Bazë, për të cilën ka thënë se duhet të zbatohet “në tërësi, pa vonesa dhe pa kushte”. Ndërsa Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka theksuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk kanë pasur gatishmëri për t’u pajtuar për “planin e ri” të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke parashtruar kushte për njëri-tjetrin.

Advertisement