Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Dy studentët e Ballkanit përballë 6 profesorëve evropianë – Shkrim nga Enver Bytyçi

Një fotografi e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti përballë kancelarit gjerman Scholz, presidentit francez Macron, kryeministres Giorgia Meloni, presidentit të Këshilllit të Europës, Charles Michel, kryediplomatit Borrell dhe emisarit Miroslav Lajçak, ka tërheq vëmendjen e opinionit publik dhe është komentuar në forma e ngjyra të ndryshme. Por jo vetëm kaq! Qëndrimin e “autoriteteve të Prishtinës” e ka përshëndetur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai ka thënë “mjaft më me kërcënimin e paqes” dhe se “tani është koha të pranohen marrëveshjet” Ndërsa këtë deklaratë dikush e ka interpretuar si “pranimi nga Kurti i variantit të asociacionit të Ramës që u paraqit nga pesëshja euro-amerikane” Në të vërtetë ka dy prirje: – Njëra prej tyre që ta mohojë fitoren e Albin Kurtit në Bruksel, ose së paku t’ia faturojë atë pjesërisht edhe Edi Ramës. Këtë po bëjnë disa eksponentë të opozitës në Kosovë. Tjetra prej tyre lidhet me hiperbolizimin e asaj që ndodhi në kryeqytetin e BE-së, duke e quajtur pamjen e lartpërmendur si skenë ku Kurti është mësuesi e gjashtë apo shtatë të tjerët nxënësit e tij. Ose si skenë ku Kurti bën heroin e kështu me radhë.

Advertisement