Kosova
‘Koha për të përshpejtuar’/ Hill: Marrëdhëniet Kosovë-Serbi prej kohësh në tavolinë
Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, tha sot se propozimi për normalizimin e marrëdhënieve “ka kohë që është në tryezë”. Sipas Hill, Beogradi dhe Prishtina duhet të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve sa më shpejt të jetë e mundur, shkruajnë mediat serbe.
“E shihni, shumë po ndodhin në botë dhe unë mendoj se në aspektin e dialogut, marrëveshja duhet të jetë ashtu siç tha Miroslav Lajçak – sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne e dimë se elementët e marrëveshjes kanë qenë në tryezë. Kanë të bëjnë me komunat e komunitetit serb, kanë të bëjnë me shtrirjen më të madhe të internizimit që po kërkon Kosova. Pra, gjithçka është mjaft e qartë. Këto elemente janë diskutuar për një kohë të gjatë, por ato u theksuan veçanërisht gjatë takimit të Ohrit. Është vërtet koha për të përshpejtuar dhe për të ecur përpara”, -tha Hill.