Connect with us

Rajon

Mrekullia e rrudhur e Vuçiçit dhe fija e kashtës për të shpëtuar nga mbytja

“I rrezikuari nga mbytja, kapet edhe pas fijes së kashtës për të shpëtuar, por presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk është aq i çmendur sa të hyjë në një koalicion me një kashtë me të cilën me siguri do të mbytej pasi të kapej, përkundrazi ai zgjodhi një partner të ri dhe premtues koalicioni, tradicionalin Vojislav Sheshel, në rolin e varkës së shpëtimit. I ashtuquajturi Duka Sheshel, dikur një dukë i patrembur çetnik, sot i ngjan një gjeli të gdhendur nga gjykata e Hagës. Për rastin, vlen të kujtohet thënia e vjetër popullore: “Sa të ketë budallenj, do të ketë radikalë” – Kështu shkuan në një opinion të tij, I botuar në median opozitare serbe ‘Danas’, Dragoljub Petroviç. Sipas tij, me një peshë diku rreth 160 kilogram, duka Sheshel është zgjedhur për të tërhequr zvarrë nga gremina ku rrezikon të bjerë Aleksandër Vuçiçin, teksa zgjedhjet e dhjetorit po afrojnë dhe partia e presidentit serb rrezikon të humbasë. “Ndoshta biografia e Sheshelit do të quhet edhe “Mrekullia e ujkut të plagosur Vojislav Sheshel, pasi ‘Mesia i Serbisë’ shihet si një mrekulli, por e tkurrur e Vuçiçit në këto zgjedhje, megjithëse stili i tij është më shumë si ai i një kanguri” – shkruan Petroviç, duke theksuar: I ashtuquajturi doktor-dukë duket si një derr i inatosur, i pangopur, me një pamje të pakëndshme, që kërkon pushtetin me çdo kusht. Kujtojmë se Vojislav Sheshel është themelues dhe president i Partisë Radikale Serbe, i dënuar në vitin 2018 për krime kundër njerëzimit gjatë luftërave ballkanike.

Advertisement