Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Njohja “de facto”/ Serbia midis shpresës së fitores ruse – Shkrim nga Enver Bytyçi

Teksa presidenti i Serbisë këmbëngulë në mos-njohjen e Kosovës, kjo do të thotë se ai ende shpreson te fitorja e Rusisë në Ukrainë. Të gjitha lëvizjet politike, gjeopolitike e gjeostrategjike të Serbisë në lidhje me aleancat e saj kushtëzohen nga pesha e Rusisë në ekuilibrin botëror. Lufta në Ukrainë e shkurtit 2022, të cilën Vladimir Putin e nisi si ndëshkim kundër qeverisë pro-perëndimore të Volodymyr Zelenskyt, e ka çoroditur deri diku politikën dhe diplomacinë serbe. Fitorja ose humbja e Rusisë është gjithashtu fitore ose humbje e Serbisë. Balanca që Beogradi përpiqet të mbajë midis Perëndimit dhe Moskës në fakt ka për qëllim shpërndarjen e reve dhe mjegullës që qëndron në rezultatin e kësaj lufte. Nëse Serbia sigurohet se Rusia e fiton luftën, atëherë rruga e saj drejt integrimeve euro-atlantike është e bllokuar. Është vetë ajo që do ta bllokojë këtë rrugë, sepse do të rizgjedhë aleancën me Rusinë. Nëse ndodh e kundërta, dhe për këtë Aleksandër Vuçiç bëhet i vetëdijshëm, ai do të adresohet te fituesit perëndimore. Shkurt Serbia ende nuk është e bindur plotësisht se kush është humbësi dhe kush fituesi në luftën e Ukrainës. Ndërsa konflikti i egër dhe i befasishëm midis Izraelit dhe Palestinës ka shtuar dozat e pa përcaktimit dhe amullisë serbe.

Advertisement