Connect with us

Kosova

Heqja e masave varet edhe nga themelimi i Asociacionit/ Shefi i BE’së e konfirmon…

Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szunyog, në një konferencë të përbashkët për media me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, pas dorëzimit të raportit për Kosovën, u pyet nëse heqja e masave nga Unioni, kushtëzohet me themelimin e Asociacionit.

Ai tha se janë tri pika për të cilat ka pritshmëri BE-ja nga Kosova për të hequr masat e përkohshme, dhe pika për dialogun që përfshin edhe Asociacionin.

“Masat janë implementuar bazuar në deklaratën e 27 vendeve anëtare. Ka qenë reagim ndaj zhvillimeve në fund të muajit maj, duke përfshirë sulmin e serbëve kundër ushtarëve të KFOR-it. Kjo deklaratë është mjaft specifike se çfarë pritet nga Kosova. Pra, janë tri çështje; deeskalimi në veri; zgjedhjet e parakohshme; angazhimi në dialog, duke përfshirë themelimin e Asociacionit” –  tha shefi I BE-së për Kosovën

Szunyog tha gjithashtu se pret që të shohin se hapat e kërkuara të ndërmerren sa më shpejt dhe të hiqen masat.

“Raporti po ashtu thotë se ne duhet të shohim më shumë hapa përpara. Dhe shpresoj që hapat të ndërmerren sa më shpejt që është e mundur dhe që edhe masat të hiqen dhe që Kosova të mund të gëzojë potencialin jo vetëm nga mekanizmat ekzistues, por edhe nga Plani i ri i Rritjes” – deklaroi Tomas Szunyog.

Advertisement