Connect with us

Politike

Tensionet në Kuvend/ Spiropali ironizon: Vallja ‘Napolon’ me Berishën është e ndotur

Ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar situatën brenda Partisë Demokratike dhe kaosin e krijuar në Kuvend.

Ajo shprehet se ‘vallja me Berishën, ‘Napolon’ është e ndotur dhe e hedhur në det’, ndërsa shton se opozita nuk i zgjidh hallet e veta me mjete politike, por me ulërima, flakadanë dhe karrige të thyera.

Postimi i plotë i Spiropalit:

E DINË, POR NUK E THONË!

 

 

E di Flamuri, Albana, Gazmendi, Ervini, Saimiri, e dinë të gjithë, që vallja me Berishën është një valle “Napolon” e ndotur, e bërë shuk, dhe e hedhur në det.

Që ngutja opozitare mbi kangjella të rrezikshme ku mezi ngjitesh dhe dritare të ngushta ku mezi futesh, kush e kush të zërë radhën për kandidim sa më afër kreut të listës më 2025 tani për tani është e pashpresë, që ky ngut s’të çon askund dhe s’të zgjidh asnjë hall, përveç të sipërpërmendurve dhe ca pak të tjerëve, këtë tashmë e dinë të gjithë, këtë tashmë nuk e dyshon askush, as drunjtë e karrikeve të thyera, as kanoçet bosh të tymrave.

Dhe halli i tyre gjoja për respektim të Kushtetutës, halli për liritë e mohuara politike dhe politikën që po i shkel lirinë, nuk janë halle, janë broçkulla në pritje të 2025-ës, që nuk mund të fshihen pas zhurmës së karrikeve të thyera dhe tymit të flakadanëve.

Advertisement