Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Peshqesh prej Edi Ramës/ Vjen thirrja urgjente për Kurtin – Shkrim nga Enver Bytyçi

Hapat që ka bërë Kosova për de-përshkallëzimin e situatës në veri të vendit, nuk po konsiderohen si të mjaftueshme nga Bashkimi Europian për të hequr masat ndëshkuese të vendosura që prej qershorit, pasi sipas tyre, Kosova ka ende punë për të bërë në këtë drejtim. Kryeministri Albin Kurti është treguar mjaft bashkëpunues dhe i gatshëm për të arritur marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, kurse masat ndëshkuese vazhdojnë të jenë prezente. Dr. Enver Bytyçi, profesor në marrëdhëniet ndërkombëtare, ka thënë se sanksionet kundër Kosovës i ngriti për herë të parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Sipas profesorit, BE-ja i vuri sanksione, Kosovës ndonëse është shteti më proevropian në botë.

Advertisement