Connect with us

Bota

Lirimi i pengjeve/ Këshilltari i kryeministrit të izraelit: Shumica ende në duart e Hamasit

Një këshilltar i lartë i kryeministrit izraelit, duke folur për BBC, e ka përshkruar lirimin e pengjeve izraelite si të hidhur, pasi pjesa më e madhe e tyre janë ende në duart e Hamasit. Mark Regev thotë se është shumë i lumtur për pengjet e liruar, por shumica dërrmuese janë ende në Gaza nën kontrollin e Hamasit.

Ai shtoi se Izraeli është i gatshëm të zgjasë armëpushimin katër-ditor nëse lirohen më shumë pengje, por vendi përfundimisht do të rifillojë operacionin e tij ushtarak në Gaza. Regev vazhdon duke thënë se ai beson se arsyeja pse Hamasi ka liruar pengjet është sepse ata janë nën presionin ushtarak.

Ne kemi vepruar në një mënyrë që ka sjellë lirimin e pengjeve tona”, tha ai.

E ndërsa civilët në Gazë mund të marrin frymë lirisht të paktën për katër ditë, analistë e ekspertë të luftës thonë se ska mbaruar asnjë gjë, pasi parashikojnë të paktën edhe dy muaj luftë. Sot nisi zbatimi i marrëveshjes mes Izraelit e Hamasit, janë liruar 24 pengje, 13 izraelitë, 10 tajlandezë dhe një filipinas.

Advertisement