Bota
‘Miqtë e mi shqiptarë do të të vrasin…’/ Si e kërcënoi i riu britanik bashkëjetuesen
Një grua e përlotur i tha një gjykate se ajo ende ka frikë se ish-i dashuri do ta vrasë kur ai të lirohet nga burgu, duke e kërcënuar se do të qëllojë atë dhe familjen.
Ryan Haigh i rrezikshëm u mbyll këtë javë në burg për një “katalog të veprave” kundër gruas, në të cilën ai e sulmoi atë, e kontrolloi dhe e kërcënoi se do ta vriste nëse ajo nuk i tërhiqte akuzat.
Duke qenë në lidhje me gruan për dy vjet, ai bëhej tepër xheloz nëse ajo fliste me burra të tjerë, vendoste se kë mund të shihte dhe shpesh humbiste durimin, duke e grushtuar, shkelmuar dhe pështyrë në fytyrë. Më pas, e kërcënonte se do të vriste veten nëse ajo përpiqej t’i jepte fund marrëdhënies.
Shpesh, 23-vjeçari tmerronte gruan duke u mburrur se dikur kishte armë dhe se do t’i detyronte miqtë e tij shqiptarë ta qëllonin atë dhe anëtarët e familjes së saj, përfshirë mbesën katërvjeçare.
Ai i dha atij një dënim të zgjatur pesë-vjeçar, të përbërë nga katër vjet burgim. Atij i është shqiptuar edhe masa e ndalimit 10-vjeçar për të qëndruar larg viktimës dhe familjes së saj.