Bota
Ministri izraelit: Do të shkatërrojmë Hamasin për të mirën e njerëzimit
Ministri i Izraelit për Çështjet e Diasporës dhe Barazinë Sociale ka deklaruar se pauza humanitare e dakordësuar mes palës së tij dhe Hamasit nuk është një armëpushim i përhershëm.
Amichai Chikli tha për BBC se nuk mund të ketë armëpushim dhe nuk do të ketë armëpushim me një organizatë terroriste si Hamasi.
Ai shtoi se Izraeli është i përkushtuar të shkatërrojë Hamasin “jo vetëm për hir të Izraelit, por për hir të njerëzimit”.
“Ideologjia e Hamasit është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe ne mund të shohim se si kjo frymëzoi mizoritë e 7 tetorit duke përfshirë masakrat dhe përdhunimet.