Connect with us

Rajon

Koalicioni Vuçiç-Sheshel, rrezik për luftë në Kosovë

Zgjedhjet në Serbi që pritet të mbahen më 17 dhjetor, kanë shpërfaqur edhe një herë fytyrën e vërtetë të presidentit Aleksandër Vuçiç.

Bindjet e tij radikale, prej nga edhe buron personaliteti i tij politik, kanë prodhuar koalicion me radikalët. Lajmi u konfirmua nga kryetari i Partisë Radikale Serbe dhe krimineli i luftës, Vojislav Sheshel. Pjesë e këtij koalicioni është edhe Tomislav Nikoliç, ish-president i Serbisë, dikur bashkëpunëtor i afërt i Vuçiçit.

Vuçic po e përdorë koalicionin me Sheshelin për të forcuar pozicionin e tij në nivel qëndror edhe përballë ndërkombëtarëve, si dhe për të fituar mbështetje nga baza e qytetarëve serbë të dëshpëruar me presidentin aktual.

Ky është vetëm hapi i parë i koalicionit të mundshëm në nivel lokal, gjë që mundëson koalicion të mundshëm në nivel nacional.

Mundësinë për koalicion nacional e theksoi edhe Shesheli duke u shprehur se “nëse progresistët nuk mund të formojnë qeverinë vetë ose nuk munden së bashku me socialistët, atëherë ne jemi gati të hyjmë në qeveri vetëm me ta”.

Mundësia për trazira dhe luftë është me afër se kurrë me koalicionin e krimeve nga më monstruozet në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore, pasi Shesheli dhe Vuçiçi janë tandemi fatal i luftës së mundshme në Kosovë.

Advertisement